MENU
klinika

"Do të bëjmë të gjitha veprimet sepse rrezikojmë të mbetemi…"

Çfarë do të bëjë PL për të ndaluar projektin e portit? Përgjigjet Meta

15.11.2022 - 13:32

Për kreun i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kryeministrii Edi Rama është përgjeggjëësi kryesor për mega aferën e portit të Durrësit. Në një konferencë për mediet, ish-presidenti Meta u shpreh se Rama shumë shpejt do të përballet me drejtësinë.

I pyetur se çfarë do të bëjë Partia e Lirisë për të parandaluar ndërtimin e portit te ri, Meta tha se do të bëjnë gjithçka për të ndaluar këtë krim monstruoz siç e quan ndryshe ai.

Pyetje: Çfarë do të bëjë PL për të ndaluar projektin e portit të Durrësit?

Meta: Pa asnjë diskutim që përgjegjësinë kryesore e ka Rama, është mashtrues dhe shkleës i kushtetututës. Faktet do të dalin në vazhdim. Firmat janë të tij, mashtrimet janë të tij, bëhet fjalë për pronën më të rëndësishme. Përpjekjet tona  nuk do të ndalojnë, i jemi bashkuar edhe opozitës duke  e çuar çështjen në Kushtetuese. Për ndërtuesit e tij krijohen hapësira për të tjerët jo. Ne do të marrim masa sepse kjo rrezikon që vendi të mbetet pa port mallrash. Diskriminimi është kaq i qartë. Qeveria ua ofron pronareve të mbetur në gracka. Do bëjmë të gjitha veprimet për të ndaluar këtë krim monstruoz, që mund ta bëjë vetëm një njeri i marrë peng dhe që kërkojnë defaktoizimin e Shqipërisë duke shkatërruar potencialin e jashtëzakonshme të vendit tonë.

Pyetje: Si e komentoni deklaratën e Ramës “tërbimi i non grata dhe spiunë?

Meta: Krenarë si inceneratorët. Dhe të gjitha historinë e mashtrimeve atje do përfundojë. Kam një mesazh për çdo punonjës në administratë; të jenë të kujdesshëm, të ruajnë integritetin, mos t’i binden urdhrave që i komprometojnë në shkeljen e ligjit. Pasi Edi Rama e ka zgjidhur problemin e tij, ai do të jetë shumë shpejt përballë drejtësisë. Mesazhi i 12 nëntorit ishte i qartë. Ai është fillimi i asaj stuhie demokratikë që ka nisur në Shqipëri dhe që do i japë përgjigje pinjollit të Kristaqit, Kolekëve që mendua të instalonin regjimin. Sidomos duke nisur nga 25 korriku që   është e krijimi i Partisë së Lirisë.

Pyetje: U arrit qëllimi i protestës?

Meta: Pa asnjë diskutim, Ëndrra e Ramës për të varrosur pluralizmin politik ka marrë fund.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Porti i Durrësit i është dhënë kompanive guaskë”

Meta: Pronarë të fshehur në “offshore”!