MENU
klinika

“Porti i Durrësit i është dhënë kompanive guaskë”

Meta: Pronarë të fshehur në “offshore”!

10.11.2022 - 13:52

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se tashmë është provuar që Porti i Durrësit i është dhënë kompanive guaskë me pronarë të fshehur në offshore dhe që nuk dihen kapitalet.

Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se Rama në vend që të zgjidhte kompanitë prestigjioze evropiane, zgjidhi një kompani me pronar të fshehur, me qëllim për të realizuar amnistinë fiskale të parave të pista dhe për të shpërblyer segmente të krimit.

“Porti i Durrësit e provuar me dokumentet zyrtare, me vendimin e dokumentit të investimeve publike. I është dhënë kompanive offshore të regjistruar në ishujt Virgine të Britanisë. Pra, prona strategjike më e rëndësishme e Shqipërisë nuk dihet në duart e kujt ndodhet, pasi nuk njihen as pronarët dhe as kapitalet e origjina e tyre.

Edi Rama në vend të kompanive prestigjioze evropianë që mund të merrnin pjesë në një tender të hapur dhe transparent, ashtu sikurse Bashkimi Europian ka kërkuar, ka zgjedhur kompanitë offshore. Ardhja e kompanive europiane prestigjioze do të kishte qenë jo vetëm një mundësi realizimi të projektit me një transparencë dhe standarde europiano por do të ishte edhe një sinjal i fortë për të tërhequr investime të tjera serioze”, the kreu i PL.

Ai u shpreh se Rama gënjeu kur tha që shteti nuk do të paguaj asgjë për Portin e Durrësit, pasi e vërteta është ndryshe. Sipas Metës, shteti shqiptar e ka përjashtuar këtë projekt nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, si dhe taksa e strehimit social duke i hequr financave publike qindra miliona euro.

“Edi Rama gënjeu dhe mashtroi publikisht dje në Parlament, kur tha që shteti nuk do të paguaj asgjë për Portin e Durrësit. E vërteta është krejt e kundërta, shteti shqiptar e ka përjashtuar këtë projekt nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, si dhe taksa e strehimit social duke i hequr financave publike qindra miliona euro.

Gjithashtu shteti ka vënë në dispozicion 812 mijë metra katrorë pa pagesë ndërkohë që dihet vlera e jashtëzakonshme që ka kjo sipërfaqe dhe që shkon në qindra miliona euro të tjera.

Gjithashtu shteti ka vënë në dispozicion fond për shpronësim, pra që do të thotë pra miliona euro të tjera dhe sipërfaqe të tjera toke shtesë të këtij projekti.

Është e qartë që me pronarë offshore dhe me qindra leje ndërtimi për pallate në atë zonë pra Edi Rama kërkon të realizojë amnistinë e parave të pista dhe të shpërblejë të gjithë segmentet mafioze që e kanë mbështetur në shitblerje dhe manipulimin e zgjedhjeve”, theksoi Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shteti i fal investitorit mbi 800 mijë metra katrorë

Qeveria mban sekret marrëveshjen për portin

Kompanisë i falen taksat, fut sa investitorë të dojë

Investime në “parajsën” e Portit të Durrësit