MENU
klinika

Nis kthesa!

Çfarë pritet të sjellë moti javën e ardhshme (Tabela)

06.11.2022 - 18:47

Javën e ardhshme pritet të ketë ndryshime të motit, ku do të vërehen zbritje temperaturash.

Vendi përgjithësisht do të përfshihet nga masa ajrore të qendrueshme. Këto do të sjellin mot me diell dhe vranësira kalimtare të pakta deri mesatare. Temperaturat do të jenë në ulta gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes por në mesditë orët me diell do të sjellin temperatura optimale.

Sipas SHMU, ditën e premte, do të afrohen masa ajrore me origjinë verilindore të cilat do të sjellin reshje të dobta shiu dhe rënie të ndjeshme të temperaturave të mesditës.

Era do të fryjë juglindje-veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet. Ditën e premte do të mbizotërojë era verilindore.

Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.