MENU
klinika

Diçka që bota s’e ka parë më parë

Diktatori publikon foto bashkë me një nga fëmijët e tij

20.11.2022 - 09:35

Duket se Kim Jong-u ka thyer rregullat, duke bërë publike diçka që bota nuk e kishte parë kurrë: një nga fëmijët e tij.


Fotot e publikuara nga media shtetërore treguan Kim dorë për dore me një vajzë, pa emër, por e identifikuar si “vajza e tij e dashur” – me flokët e kapur bisht dhe një xhup të bardhë dhe këpucë të kuqe.

Në një imazh, baba dhe vajza kalojnë pranë një rakete në një mjet lëshimi. Në një tjetër, të dy shikojnë në profil teksa raketa Hëasong-17 me aftësi bërthamore – arma me rreze të gjatë veprimi e Koresë së Veriut, e cila mendohet të jetë e aftë të godasë kontinentin amerikan – shfaqet në qiell në sfond.

Është rasti i parë i konfirmuar kur një nga fëmijët e Kim, pasi mendohet se ka 3, shfaqet në publik.
Gjithashtu në disa nga fotot ishte gruaja e tij, Ri Sol-ju, me një humor të dukshëm festiv, ndërsa familja e parë shikonte e lumtur shpërthimin nga një platformë shikimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e ish-ambasadorit të Koresë së Veriut

“Kim Jong Un nuk heq dorë nga armët bërthamore”