MENU
klinika

Ja për çfarë bëhet fjalë

Disiplina e FIFA-s hap dosje kundër Gjermanisë

28.11.2022 - 18:35

Komisioni disiplinor i FIFA-s ka hapur një dosje kundër Gjermanisë për shkeljen e rregullave të konferencës për shtyp para ndeshjes kundër Spanjës: asnjë lojtar gjerman nuk u paraqit të dielën, por vetëm trajneri Hansi Flick.

Kjo është dosja e dytë që shkon për Gjermaninë, pasi futbollistët edhe në ndeshjen e parë, atë kundër Japonisë shkelën rregullat, teksa në foton e ekipit para sfidës, mbyllën gojën me duar.

Gjermania ka qenë kritike ndaj FIFA-s në Botërorin e Katarit, ndërsa tashmë pritet edhe ndëshkimi. Gjithsesi, nga nenet përkatëse këto shkelje mund të sanksionohen me gjoba, që nuk arrijnë as 10 mijë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN