MENU
klinika

Botërori 2022

Gjermania për herë të parë nuk fiton 2 ndeshje radhazi

27.11.2022 - 23:27

Kryesfida mes Spanjës dhe Gjermanisë dhuroi edhe statistika mjaft interesante, ku më kryesorja ishte: Për herë të parë në historinë e saj, Gjermania nuk arriti të fitojë dy ndeshjet e para të fazës së grupeve në një Kupë Bote.

2.Alvaro Morata është lojtari i pestë që shënon në dy paraqitjet e tij të para në Kupën e Botës për Spanjën pas Fernando Torres, Basora, Zarra dhe Jon Andoni Goikoetxea, por i pari prej tyre që shënon të dyja herët si zëvendësues.

3.Alvaro Morata është lojtari i gjashtë që shënon në dy ndeshje radhazi si zëvendësues në historinë e Kupës së Botës (dy gola), pas Gianni Rivera, Rudi Völler, Aleksandr Zavarov, Ricardo Pelaez dhe Memphis Depay: i pari, megjithatë, që ka sukses me Spanjën.

4.Gjermania ka barazuar një ndeshje të Kupës së Botës për herë të parë që nga qershori 2014 (vs Gana); që atëherë, gjashtë fitore dhe tre humbje.

5.Gjermania nuk e ka mbajtur asnjëherë portën e pastër në ndeshjet zyrtare në 2022 (tetë ndeshje); Hera e fundit që gjermanët nuk kanë pësuar gol në këto ndeshje ka qenë në nëntor 2021 në kualifikueset e Botërorit, kundër Lihtenshtejnit (9-0).

6.Spanja ka barazuar katër nga gjashtë ndeshjet e fundit të Kupës së Botës: po aq sa në 26 ndeshjet e mëparshme në turne.

7.Alvaro Morata ka shënuar tetë gola mes Euros dhe Kupës së Botës – të paktën dy herë më shumë se çdo lojtar tjetër spanjoll që nga viti 2016.

8.Në moshën 19 vjeç e 273 ditë, Jamal Musiala u bë lojtari më i ri që ka asistuar Gjermaninë në një ndeshje të Kupës së Botës që nga viti 1966, duke thyer rekordin e mëparshëm të Thomas Muller kundër Australisë në 2010 (20 vjet e 273 ditë).

9.Para Füllkrug, goli i fundit i shënuar nga Gjermania me një zëvendësues në Kupën e Botës ishte në finalen e Kupës së Botës 2014 kundër Argjentinës (Mario Götze).

10.Spanja ka shënuar tre gola me zëvendësues në këtë Botëror (dy me Morata-n dhe një me Soler): po aq sa ato të shënuara nga ekipi iberik në katër edicionet e mëparshme së bashku.

11.Sergio Busquets luajti ndeshjen e tij të 15-të në Kupën e Botës: vetëm Sergio Ramos (17) ka më shumë me kombëtaren spanjolle.

12.Jordi Alba ka dhënë dy asistime në dy ndeshje në këtë Botëror, pasi nuk arriti të shërbejë asnjë në shtatë të parat e kompeticionit mes viteve 2014 dhe 2018.

13.Përpjekja e Dani Olmos në minutën e 7-të erdhi pas një sekuence prej 35 pasimesh të pandërprera: më e gjata që çoi në një gjuajtje apo gol në këto Kupa Bote, si goli i Grealish kundër Iranit.

14.Mosha mesatare e formacionit fillestar të Gjermanisë kundër Spanjës ishte 28 vjeç e 147 ditë. Njëmbëdhjetëshja më e vjetër startuese e gjermanëve në një ndeshje të Kupës së Botës ishte më 30 qershor 2002 në finalen e Kupës së Botës kundër Brazilit (28 vjeç e 166 ditë).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN