MENU
klinika

Dy rekordet që u vendosën mbrëmë në Champions

03.11.2022 - 14:44

Real Madrid mori me “shuplaka” mbrëmë Celtic. Në ‘Bernabeu’ nuk pati asnjë surprizë, madrilenët triumfuan me rezultatin e thellë 5-1 duke siguruar një biletë në fazën e 1/8 si kokë grupi.

Që nga sezoni 2003/04, kur ndryshoi formati i Champions, Real Madrid nuk ka munguar asnjë herë në fazën e 1/8, 20 edicione 20 kualifikime, si askush tjetër. Në këtë renditje, ndiqet nga Bayern Munich me 19 kualifikime në 20.

Rekordi i dytë që u vendso në ndeshjet e mbrëmshme ishte ai i Mbappe. Nga transferta përballë Juves, buzëqeshi edhe Mbappe. Me golin e shënuar bëhet lojtari më i ri që arrin kuotën e 40 golave në Champions.