MENU
klinika

Dy yjet e ekipit

Dy titullarët e Brazilit humbin dy sfida radhazi

25.11.2022 - 18:35

Kombëtarja e Brazilit nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Neymar dhe Danilo për dy ndeshjet e radhës në Kupën e Botës “Katar 2022”. Të dy futbollistë pësuan lëndime në ndeshjen e të enjtes mbrëma kundër Serbisë, të cilën brazilianët e fituan me rezultatin 2-0.

Mediumi brazilian “Globo” ka raportuar këtë të premte se Neymar dhe Danilo do të mungojnë në pjesën tjetër të fazës së grupeve për shkak të lëndimeve.

Kësisoj, sulmuesi i Paris Saint-Germainit dhe mbrojtësi i Juventusit do të mund të ndihmojnë vendin e tyre në ndeshjet pas fazës së grupeve, gjithmonë nëse “Seleçao” kualifikohet tutje.

Brazili më 28 nëntor do të përballet me Zvicrën, kurse më 2 dhjetor e luan ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin G, kundër Kamerunit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN