MENU
klinika

Nga porta në sulm

Formacioni më i mirë i raundit të parë të Botërorit

25.11.2022 - 18:20

Përfundimi i ndeshjeve të para në grupet e Botërorit ka dhënë edhe konkluzionet e para. Mes shumë shifrave dhe kurioziteteve, është ndërtuar edhe formacioni më i mirë.

Në portë portieri i Belgjikës, Courtois, i cili jo vetëm i priti penalltinë Davies, por shpëtoi disa herë ekipin e tij. Natyrisht zëvendësuesi ideal do të ishte ai i Meksikës, Ochoa, që gjithashtu priti penallti. Në mbrojtje Danilo, i cili së bashku me Thiago Silvën thyen thuajse të gjithë sulmet e Serbisë.

Mbrojtja vijon me Hassan Al-Tambakti të Arabisë Saudite, që theu disa herën Messin. Pastaj polaku Jakub Kiwior, që nuk lejoi Meksikën të shënonte. Kompleton repartin difensiv Jordi Alba, autor i një goli dhe një asisti për Spanjën e tij.

Në mesfushë Rabiot, që gjithashtu shënoi dhe asistoi në fitoren e Francës. Për të vijuar me dy të rinj, Gavi i Spanjës dhe Bellingham i Anglisë.

Me një skemë 4-3-3, në sulm janë tre autorët e dopietave të ndeshjeve të para. Giroud i Francës, Richarlison i Brazilit dhe Ferran Torres i Spanjës janë vendosur në fazën ofensive. Spanja është më e përfaqësuara në këtë formacion ideal me tre lojtarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN