MENU
klinika

I dënuar me 12 vite për vjedhje me dhunë,

Ekstradohet nga Greqia 37 vjeçari shqiptar (EMRI)

05.11.2022 - 12:10

Një 37 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstradduar sot nga nga Greqia drejt Shqipërisë. Bëhet fjalë për shtetasin Sajmir Brahimi, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Sarandës me 12 vjet burg, për vjedhje me dhunë.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin Q. B., në vitin 2014, në Sarandë, i ka vjedhur me dhunë shtetasit F. B., një shumë të konsiderueshme eurosh dhe 3 aparate celulare.

Njoftimi i Policisë:

Interpol Tirana Ekstradohet nga Greqia drejt Shqipërisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte i dënuar me 12 vjet burgim, për vjedhje me dhunë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët grekë është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, shtetasi Sajmir Brahimi, 37 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vitin 2016, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. Shtetasi Sajmir Brahimi, në bashkëpunim me shtetasin Q. B., në vitin 2014, në Sarandë, i ka vjedhur me dhunë shtetasit F. B., një shumë të konsiderueshme eurosh dhe 3 aparate celulare.