MENU
klinika

"Nuk na është dhënë njoftimi sipas afateve ligjore"

Elon Musk shkarkoi afro gjysmën e stafit, ish-punonjësit ngrenë padi kundër Twitter

04.11.2022 - 17:23

Kompania e Twitter po përballet me një lumë padish nga ish-punonjësit e saj të cilët u shkarkuan nga detyrat e tyre pasi multimiliarderi Elon Musk mori drejtimin e firmës.

Sipas mediave amerikane, ish-punonjësit shprehen se nuk janë respektuar afatet e duhura për largimin nga puna, duke iu referuar ligjit federal të SHBA-së.

Një ditë më parë, Twitter-i i njoftoi të gjithë punonjësit e saj se do t’u vinte një email në llogarinë e gjithësecilit për t’u treguar nëse janë shkarkuar nga puna ose jo.

Por përara se të merrnin emaile-t, shumë prej punonjësve kanë reaguar në Twitter se janë shkarkuar nga puna pasi nuk kishin më akses në platformat dhe llogaritë personale të kompanisë së tyre.

Plani i Elon Musk për të hequr nga puna 3700 persona, duket se do të përballet me pengesë ligjore pas ngritjes së padisë në gjykatën federale të SHBA-së në San Francisco.

Sipas ligjit, në raste kur bëhen shkarkime masive punonjësish, pronarët duhet të njoftojnë 60 ditë përpara, gjë e cila nuk ka ndodhur në rastin konkret.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fillon shkarkimin e drejtorëve të kompanisë

Elon Musk blen “Twitter-in” për 44 miliardë dollarë!

Një nga marrëveshjet më të çmendura

Si e bleu Twitter-in njeriu më i pasur në botë!