MENU
klinika

“Më sulmuan e më kanë frustruar”

Ema Andrea rrëfehet për divorcin: Ka qenë i dhimbshëm

19.11.2022 - 10:27

Ema Andrea ka qenë së fundmi e ftuar në programin “Rudina” , ku ka folur për jetën e saj private dhe atë profesionale. Jo vetëm kaq por ajo u ndal tek divorci i saj.

Aktorja theksoi se divorci për të ka qenë i dhimbshëm por jo vetëm kaq.

“99% e publikut pret të them divorci, por po divorci ka qenë i dhimbshëm, por më i dhimbshëm se divorci ka qenë reagimi i shoqërisë. Ka qenë një reagim shumë dramatik që më ka shënjuar fort. Më ka shënjuar, më ka frustruar, më është dashur punë e madhe për të dashur shoqërinë, apo për ta kuptuar. Më është dashur mua të jem empatike ndaj të gjithë atyre që më sulmuan. Kjo ka qenë më e rëndë se sa vetë divorci, që është i rëndë, se njeriu lyen shtëpinë, bën gjëra normale që i ndryshon rutinën dhe mërzitesh, e jo më të shkëpusësh një marrëdhënie, e cila nuk është më një marrëdhënie personale, por janë të përfshirë edhe njerëz të tjerë.“, theksoi Ema.

“Ndryshoi dhe përshëndetja, e di?! Ky nuk është frustrim, është observim në një hapësirë shumë të madhe të njohurish. Nuk isha më aktorja e talentuar, nuk isha më artistja e lexuar, isha vetëm një grua fajtore që nuk po kërkonte falje. Nuk po rrinte në qoshe të kërkonte ndihmë”, vijoi Ema.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aktori i madh shkodran

Artisti i Merituar Bep Shiroka

Tetori gjerman

“Jam burrë”


Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën