MENU
klinika

Tetori gjerman

“Jam burrë”

01.11.2018 - 12:36

Artistja Katerina Horn në bashkëpunim me aktoren shqiptare Ema Andrea, në kuadër të tetorit gjerman sjellin në skenë shfaqjen e titulluar “Jam burrë”. 

Kjo shfaqje vjen si një shkrirje mes kërcimit dhe teatrit për të dhënë mesazhin se emancipimi i shoqërisë vjen përmes grave.

Në shoqërinë shqiptare, por jo vetëm, edhe në disa vende të tjera të Ballkanit, diskrimini gjinor është ende një fenomen i përhapur gjerësisht. “Jam burrë” është një shfaqje artistike që synon të japë mesazhin se emancipimi i shoqërive në vendet e Ballkanit vjen vetëm përmes emancipimit dhe rolit të grave në shoqëri.

Artistja gjermane Katerina Horn, në bashkëpunim me aktoren e mirënjohur shqiptare Ema Andrea dhe artistë të tjerë nga vendet e rajonit, kompozojnë një kombinim fluid mes kërcimit dhe teatrit.

“Jam burrë” është një udhëtim artistik mes klisheve në realitetin e burrave. Dhuna dhe diskriminimi ndaj grave është një fenomen që prevalon mbi vlerat e perëndimit ku duam të shkojmë.

Në një shoqëri ende maskiliste, Horn ngre një debat provokues i cili motivon publikun të diskutojë mbi rolet gjinore dhe rëndësinë e gruas në shoqërinë shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Teatri Kombëtar Eksperimental

Rikthehet shfaqja “Shërbëtorët