MENU
klinika

Edicioni i 16-të

Tirana International Film Festival

31.10.2018 - 13:39

Tirana International Film Festival është eventi më i rëndësishëm kinematografik që zhvillohet në Shqipëri jo vetëm për nga vjetërsia apo eksperienca, por edhe për numrin e madh të aplikimeve, programit të pasur, zbulimeve interesante, aftësinë selektive të filmave dhe premierave të filmave më të rëndësishëm në tregun kinematografik sot në botë.

Për këto arsye Tirana International Film Festival pas aplikimit u kualifikua si festival nga Academy of Art and Sciences USA me të drejtën që fituesi i Best Short Live Action/Animation të renditet në listën nga ku do të dalin fituesit e Oscar® për këto kategori.

Ky vlerësim e rendit TIFF midis 94 festivaleve më prestigjioze të planetit duke i dhënë kështu një shans të madh filmave të prodhuar në Shqipëri, Kosovë, rajon e jo vetëm, të konkurrojnë për këtë çmim të madh.

Ky lajm tërhoqi vëmendjen e regjisorëve dhe producentëve gjë që solli një rritje të ndjeshme të aplikimeve këtë vit në një numër rekord prej 3700 filmash.

Gjithashtu TIFF ofron edhe këtë edicion një program të pasur special me 127 filma. Ekskluzivisht në TIFF do të keni mundësi të ndiqni po ashtu edhe 10 filmat e shkurtër të nominuar në Oscar® 2018.

FOCUS i TIFF këtë vit do të jetë përkujtimi i 50 vjetorit të ngjarjeve të vitit 1968, që ndryshuan botën, por jo ëndrrën për një botë më të mirë e më të drejtë.

Prandaj dhe FOR ANOTHER DREAM, ky program me ligjërata dhe filma të asaj epoke, do të vinë për publikun e interesuar në KINO bar çdo mbrëmje nga ora 19:00 me një program të pasur të kuruar nga Federico Rossin, Arbër Zaimi dhe Edon Qesari.

Në vazhdim të nismës së vitit të shkuar TIFF do të ofrojë KIDs program ekskluziv për fëmijët çdo ditë në Teatrin e Kukullave nga ora 10:30, si një investim afatgjatë për të rritur e edukuar audiencat e ardhshme të kinemasë me filmin artistik nëpëmjet projekteve të fituara në Creative Europe për shpërndarjen dhe promovimin e filmave europianë.

Përveç programit të ngjeshur me filma, mysafirëve dhe të gjithë të akredituarve në TIFF do të kenë mundësi të shijojnë Happy Hours nga VENA, drink & food, çdo ditë ora 19:00 në terracën e kinema Millenium.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Teatri Kombëtar Eksperimental

Rikthehet shfaqja “Shërbëtorët

Pret nominimin për “Oscar”

“Gardhi” nga Kosova triumfon në SHBA


Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha!

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse