MENU
klinika

Teatri Kombëtar Eksperimental

Rikthehet shfaqja “Shërbëtorët

30.10.2018 - 13:23

“Shërbëtoret” e Jean Genet rikthehet vrrullshëm më 3 Nëntor 19:00 në sallën Goethe. Me Laura Nezha Ilirda Bejleri dhe Dasara Xhangolli.

Dy shërbëtore, urrejnë e dashurojnë së bashku, zonjën e tyre. Ato kanë denoncuar të dashurin e kësaj të fundit përmes disa letrave anonime.

Pasi marrin vesh se zotëria në fjalë do të lihet i lirë për mungesë provash e në këtë mënyrë tradhëtia e tyre do të dalë sheshit, fillimisht përpiqen ta vrasin zonjën.

Dështojnë.

Dhe pas kësaj përpiqen të vrasin njëra-tjetrën.

Hedhja e tyre e dëshpëruar hyn në orbitën e mijëra të rinjve të cilët enden pa të ardhme dhe shpresë, me rebelimet e heshtura të përditshme dhe me trazirat sociale të kohës sonë.

‘The Maids’ (shërbëtoret) është një shfaqje e dramaturgut francez Jean Genet. Ajo u shfaq së pari në ‘Theatre de l’Athénée në Paris’ në një prodhim që u hap më 17 prill 1947, i drejtuar nga Louis Jouvet.

Shfaqja është vendosur në skenë në Francë, Angli dhe Shtetet e Bashkuara në disa raste, ndonjëherë me burra që luajnë rolet e shërbëtorëve.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit