MENU
klinika

"Të mundësohet largimi me viza të rregullta si punëtore sezonalë"

Emigrantët shqiptarë drejt Britanisë/ Begaj: Nuk mund të bullizohen

08.11.2022 - 14:16

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka bërë një deklaratë lidhur me temën e shumë diskutuar jo vetëm në vendin tonë, por dhe përtej kufijve, lidhur me numrin e lartë të shqiptarëve që emigrojnë me gomone drejt Britanisë së Madhe.

Në një prononcim nga Kukësi, Begaj tha se nuk mund të etiketohen shqiptarët si pushtues sepse ata jetojnë dhe punojnë kudo në botë. Sipas presidentit, një mundësi do ishte dhe largimi i shqiptarëve drejt Britanisë me viza të rregullta si punëtore sezonalë.

“Shqiptarët janë integruar në shumë vende të botës dhe kanë ndërtuar jetën dhe punuar në mënyrë normale duke paguar taksa. Nuk është e drejtë të bullizohen në këtë lloj gjejë. Natyrisht ka edhe elemente anësore të padëshiruar që mund të kenë lidhje me krimin. Por nuk janë vetëm shqiptarët. I kam kërkuar qeverisë britanike investimet e saj t’i bejë në drejtim të zonave ku ka emigrante, rruga e duhur për mua dhe kërkesa ime ndaj tyre është investimet e qeverise angleze ne këtë rajon të behen te prekshme nga qytetaret dhe mos te jene vetëm ne kuadrin e këshillimeve. Por të jenë investime me qellim që këta qytetarë që ikin për një jetë më të mirë të punojnë e të jetojnë në Kukës, Dibër, Has e Tropojë. Kërkesë tjetër e imja ka të bëjë me hapjen e një mikrokonsullate angleze në Kukës që të bëje të mundur që qytetarët të ikin me viza të rregullta të përkohshme për të punuar si punëtorë sezonal”, tha Begaj.

Duke u ndalur tek situata e tensionuar në Veri të Kosovës, Begaj kishte një mesazh.

“Mesazhi im për autoritetet e Kosovës është që të ruhet qetësia të vazhdojë dialogu sepse vetëm përmes dialogut mund të arrihet zgjidhja e problemit, situata globale në tërësi është e cënuar, situate është e qetë, por shume e brishtë dhe në çdo kohë mund të këtë tensione. Ne si komb duhet të ruajmë qetësinë dhe të mos biem pre e provokimeve.”, pohoi Begaj.