Detaje të reja se si u zbulua sera e kanabisit në Kutalli të Beratit.
Sipas News24, ka qenë një aksion i mirëorganizuar i policisë, që në bazë të informacioneve operative kishin ditë që evidentonin e mbanin në vëzhgim një zonë në komunën e Kutallisë, ku u zbulua një fermë e madhe hashashi ku punonn më shumë se 100 persona.
Në orët e para të mëngjesit sot ka nisur operacioni për ndalimin e personave që punonin aty, të gjithë janë shoqëruar në drejtorinë vendore të Policisë Berat, më shumë se 100 persona, burra e gra.
Ndërkohë që konfirmohet se janë 80 gra të shoqëruara, ndërsa nuk janë të gjithë nga Berati.
Aksioni është duke vijuar se ende nuk është arrestuar “koka” e këtij grupi kriminal.
Sipas gazetares së News 24, mendohet se ‘koka’ e grupit’ është një person me influencë por emri i tij nuk bëhet ende me dije.
Disa gra janë ndier keq brenda ambienteve të Komisariatit dhe ka mbërritur ambulanca për ti shoqëruar në spitalin rajonal.