22.11.2022 - 20:46
Mbreti Salman i Arabisë Saudite urdhëroi që e mërkura të jetë një festë për të gjithë punonjësit dhe të gjithë studentët, pasi ekipi kombëtar i këtij vendi fitoi kundër Argjentinës në Kupën e Botës.
Arabia Saudite e nisi me fitore në Kupën e Botës “Katar 2022”, ndoshta me një fitore që askush nuk e kishte pritur. Kombëtarja arabe fitoi me përmbysje ndaj Argjentinës me rezultatin 1:2, në ndeshjen e parë të Grupit C.
Se sa e rëndësishme ishte kjo fitore, e dëshmon edhe fakti që mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud ditën e nesërme e ka shpallur si ditë feste. Pra punonjësit, nxënësit e të tjerët do ta festojnë të mërkurën fitoren e arritur ndaj Argjentinës këtë të martë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Botërori 2022, Grupi C
E pabesueshme, Arabia Saudite përmbys Argjentinën
Kapiteni i Argjentinës pas humbjes
Messi: Një goditje shumë e rëndë për ne
Duke i fituar 7 ndeshjet