MENU
klinika

Kapiteni i Argjentinës pas humbjes

Messi: Një goditje shumë e rëndë për ne

22.11.2022 - 16:16

Kapiteni i kombëtares argjentinase Lionel Messi udhëheq iluzionet e skuadrës së drejtuar nga Lionel Scaloni në Botërorin e Katarit. Në moshën 35-vjeçare, njeriu nga Rosario u bë lojtari i parë argjentinas që luajti në pesë Kupa Botërore, të martën.

Duke folur pas humbjes 2-1 në ndeshjen hapëse të “Katar 2022”, ylli argjentinas u shpreh i zhgënjyer: “Është një goditje shumë e rëndë për të gjithë, sepse nuk e prisnim ta fillonim në këtë mënyrë, por gjërat ndodhin për një arsye dhe tani duhet të fitojmë patjetër.

Ka kaluar një kohë e gjatë që nuk jemi gjendur në një situatë të tillë. Duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për t’ia dalë, kanë mbetur edhe dy ndeshje në grup”.

Kapiteni vazhdoi duke analizuar humbjen: “E humbëm ndeshjen në 5 minuta, kur e pamë veten nga avantazhi 1-0 në disavantazhin 2-1. Ishte e gjitha e përpjetë dhe nuk barazuam dot, më minimalja.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN