Është mbyllur java e 6-të e kampionatit të Kategorisë së Parë në basketboll për femra. Skuadra kampione e Flamurtarit fitoi 82-73 ndaj Tiranës, ndeshje e luajtur në “Fahrie Hoti” në kryeqytet. Pjesa e parë e takimit ishte e ekuilibruar, mbyllur 38-36 në favor të vlonjateve.
Gjithçka vendoset në 10-minutëshin e tretë, ku vlonjatet shkëputen dhe më pas administrojnë avantazhin deri në fund. Tirana përpiqet me Klea Verri (25 pikë), por pa sukses.
Shënuesja më e mirë për Flamurtarin ishte Ikete, po me 25 pikë. Fitore të rëndësishme për renditje arriti edhe Vllaznia, që mundi 77-47 Barleti Volley, ndeshje luajtur në Tiranë. Fitore e lehtë e skuadrës shkodrane, që synon një vend në play off. Shënuesja më e mirë ishte Rreshpja, autore e 31 pikëve.