MENU
klinika

Basketboll

Partizani merr kreun te femrat, befason Apolonia te meshkujt

12.11.2022 - 22:06

Ka nisur sot java e 6-të e Kategorisë së Parë në basketboll për femra, e cila përfundon të dielën me dy ndeshjet e tjera. Skuadra e Partizanit fitoi 78-50 ndaj Studentit në derbin kryeqytetas, duke marrë edhe kreune renditjes.

Një fitore e lehtë e ekipit të kuq, i motivuar edhe nga suksesi në Ligën Unike tri ditë më parë. Studenti u përpoq të rivalizojë, por e kishte të pamundur të përballej me skuadrën e Partizanit. Lugaj me 15 pikë ishte shënuesja më e mirë për Partizanin, mbështetur nga Velias me 14 pikë e 12 rebound si dhe Fekollari po me 14 pikë.

Kategoria e Parë-Femra, java e 6-të

Partizani – Studenti, 78-50

Barleti Volley – Vllaznia, 13 nëntor

Tirana – Flamurtari, 13 nëntor

Elbasani (pushim)

Renditja: Partizani 10 pikë, Flamurtari 8 pikë, Tirana 8 pikë, Studenti 7 pikë, Elbasani 6 pikë, Vllaznia 5 pikë, Barleti Basket 4 pikë.

Ka nisur mbrëmjen e sotme java e 6-të e Suplerigës edhe në basketboll për meshkuj dhe surprizat nuk kanë munguar. Ekipi kampion i Teutës u mund 83-78 nga Kamza Basket, në një ndeshje ku ekipi nga Kamza pati epërsi shumicën e kohës dhe e meritoi fitoren.

Edhe pse miqtë nga Durrësi e nisin më mirë ndeshjen, shpejt ndjejnë presionin që ushtrojnë lojtarët e Kamzës, ku dallohet Gray me 33 pikë. Për Teutën u dalluan Hysa e mason me nga 20 pikë secili, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen e dytë sezonale.

Në krye të renditjes bashkë me Teutën ndodhet edhe Apolonia, debutuesja e këtij sezoni. Fierakët arritën një fitore të lehtë ndaj Vllaznisë së vendit të fundit me shifrat 91-57. Robert me 21 pikë e Curtis me 20 bënë diferencën në fushë për fierakët.

Superliga-Meshkuj, java e 6-të

Apolonia – Vllaznia, 91-57

Kamza Basket – Teuta, 83-78

Tirana – Besëlidhja, 13 nëntor

Renditja: Teuta 10 pikë, Apolonia 10 pikë, Tirana 9 pikë, Besëlidhja 8 pikë, Kamza Basket 8 pikë, Vllaznia 6 pikë