MENU
klinika

Gjykata merr vendimin për të

Flet i riu shqiptar që përplasi për vdekje të renë greke: Kërkoj falje

28.11.2022 - 16:07

I riu shqiptar që përplasi 21-vjeçaren greke në Selanik ka dalë përpara gjykatës paraditen e sotme për të treguar pretendimet dhe kërkesat e tij. Mediat greke shprehen se ai ka kërkuar falje dhe raportojnë gjithashtu se ka qëndruar vetëm pesë minuta në zyrën e hetimit.

“Ngushëllime të përzemërta familjes. Nuk është momenti që unë të jap justifikime”, është shprehur i riu shqiptar, i cili ka depozituar edhe një memorandum me kërkesat e tij.

Ai akuzohet për veprën penale të drejtimit të rrezikshëm të automjetit me pasojë vdekjen, si dhe për braktisjen e një aksidenti trafiku dhe drejtimin e automjetit pa patentë përkatëse, teksa rrezikon burgim deri në 15 vjet.

Gjithashtu atij i është dorëzuar edhe vendimi për dëbim nga vendi, pasi u konstatua se banonte në mënyrë të paligjshme në vend, pa leje qëndrimi. Vendimi do të hyjë në fuqi pas gjykimit të çështjes, pasi mbi të, të rëndojë masa e paraburgimit.

E reja greke u shtrua me plagë të rënda në Repartin e Mjekimit Intensiv të spitalit Papageorgiou, por nuk arriti të mbijetojë. Prindërit vendosën t’i dhuronin organet e saj. Mamaja e saj shpjegon edhe marrjen e këtij vendimi.

“Dhurimi i organeve ishte vullneti i vajzës sime, e kishte shprehur vetë gjatë diskutimeve në familje. Emmanuela ishte një fëmijë mrekulli dhe kur u largua donte të bënte mrekullinë e saj, të jepte jetë”, shpjegon mamaja mes pikëllimit për humbjen e së bijës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN