21.11.2022 - 14:02
Në Bruksel është duke u zhvilluar takimi i përbashkët ndërmjet kryediplomatit evropian, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Takimi po zhvillohet me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell.
Fillimisht, Borrell ka mbajtur takime të veçanta me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç. Borrell tha mbrëmë se e ka thirrur këtë “takim urgjent”, për shkak të nevojës për të shtensionuar situatën.
Mediat kanë publikuar edhe disa foto nga takimi, ku shihen përballë njëri-tjetrit, Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiç, ndërsa shihet se ata kane shmangur shikimin sy me sy.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Tensionet Kosovë-Serbi
Vuçiç: Nuk jam optimist për takimin e Brukselit
Borrell: T’i japim fund menaxhimit të krizave