MENU
klinika

Borrell: T’i japim fund menaxhimit të krizave

Kurti e Vuçiç, takim urgjent në Bruksel

21.11.2022 - 11:29

Me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell, liderët e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel. Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të nisë në orën 8:00.

Paraprakisht ata do të priten në takime të ndara nga Borrelli, dhe më pas pritet takimi i përbashkët.

Borrell tha mbrëmë se e ka thirrur këtë “takim urgjent”, për shkak të nevojës për të shtensionuar situatën.

“T’i japim fund menaxhimit të krizave të vazhdueshme dhe në vend të kësaj të fillojmë të përparojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, shkroi ai në Twitter.

Që nga vendimi i Qeverisë për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato të Kosovës në fund të qershorit, situata në veri është e tensionuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kurti-Vuçiç takohen në Bruksel

Nis gjobitja për targat ilegale serbe