MENU
klinika

Lëvizja e radhës

Grupi i Alibeajt njoftoi dështimin e negociatave, reagon Sali Berisha

01.11.2022 - 18:51

Sot grupi i Enkelejd Alibeajt njoftoi dështimin e negociatave me Sali Berishën, me qëllim bashkimin e Partisë Demokratike. Por menjëherë pas kësaj, Sali Berisha njoftoi mbledhjen e Kryetarëve të degëve të Qarkut të Tiranës, sekretarët e këtyre degëve dhe grupet e punës. Sipas njoftimit nga zyra e shtypit të PD takimi do të zhvillohet në orën 19:00.

Kujtojmë qe sot në një reagim për mediat, grupi Parlamentar i PD-së, i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, thekson se te pala tjetër prevaloi interesi i njëanshëm dhe kushti për të njohur “Statutin” e 11 Dhjetorit.

Po ashtu grupi i Alibeajt ka kërkuar që të informohet Kryesia e Partisë Demokratike, për t’i hapur rrugë krijimit të të gjitha kushteve për përgatitjen dhe pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Grupi i Alibeajt del me qëndrimin zyrtar

Dështojnë negociatat për bashkimin e PD