MENU
klinika

Publikohet lista me të dhënat e patentave

Hakerat marrin një tjetër databazë të shqiptarëve nga e-Albania!

28.11.2022 - 17:41

Hakerat e grupit “Homeland Justice” kanë publikuar një listë ku pretendojnë se janë patentat e qytetarëve shqiptarë.

Në listën e publikuar, janë të përfshira të dhëna si numrat e identitetit, emrat, mbiemrat, datëlindjet dhe adresat e qytetarëve.

Gjithashtu janë publikuar edhe të dhënat se kur skadojnë patentat.

Në mesazhin e publikuar në llogarinë e tyre në Telegram, grupi i “Homeland Justice” shkruan:

A është më e rëndësishme për ju siguria e terroristëve sesa siguria e “shpikësve” shqiptarë?

Ju nuk jeni të gatshëm të paguani çmimin e sigurisë së njerëzve tuaj. Atëherë, si e shpenzoni thesarin e qeverisë për mbrojtjen dhe promovimin e terroristëve? A do të thotë kjo gjë tjetër përveç korrupsionit qeveritar?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"S’keni të drejtë të ndaloni lirinë e fjalës"

Hakerat ‘Anonymous Albania’ sulmojnë faqet zyrtare të AMA-s dhe AKEP

Jeni kuriozë të njihni se cili vend e ofron këtë?!

Rekord për pikat publike të qasjes në Wi-Fi