MENU
klinika

Çfarë u vendos

Infermieret, që dhunuan të moshuarën, dalin para Gjykatës

03.11.2022 - 22:13

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e sigurisë 30 ditë paraburgim për tre infermieret, të cilat akuzohen se në bashkëpunim me njëra tjetrën dhunuan të moshuarën në qendrën “Orenda” në Pejë.

Në njoftim thuhet se Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurave Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remize Kuqi për shkak se ekzistojnë dyshimet që infermieret kanë kryer vepër penale.

Gjithashtu, gjykata ka vlerësuar se me “lënien e të pandehurave në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale apo i kryerjes së ndonjë vepre të re penale, duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, shkallën e lartë të pjesëmarrjes së të pandehurave, si dhe faktin se në mediat e vendit qarkullon edhe lajmi se dëshmitarja e cila ka shpërndarë videon me përmbajtje të veprimeve të të pandehurave ka pranuar mesazhe kërcënuese, që në këtë fazë dyshohet se janë dërguar nga të pandehurat ose personat e shtyrë nga to”, raporton Telegrafi.

Gjykata gjithashtu ka vlerësuar edhe mundësinë e caktimit të ndonjë mase më të lehtë ndaj të pandehurave, mirëpo gjeti se masat e tjera të parapara me ligj si masa më të buta se masa e paraburgimit, nuk ofrojnë siguri të mjaftueshme për zhvillimin normal, të suksesshëm dhe të papenguar të procedurës penale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrahën nënën e dëshmorit të UÇK-së në Pejë

Iu hiqet licenca Aurona Pelajt dhe tri infermiereve të tjera