MENU
klinika

“Më rrezikoi mua dhe familjen”

Ish-zëvendëspresidenti amerikan kritikon Trump dhe rrëfen trazirat e 6 janarit

14.11.2022 - 18:38

Ish-zëvendëspresidenti i SHBA, Mike Pence ka kritikuar ish-Kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump duke thënë se “ai më rrezikoi mua dhe familjen time dhe të gjithë në ndërtesën e Kapitolit” me fjalët dhe veprimet e tij gjatë trazirave të 6 janarit 2021.

Deklarata e Pence erdhi gjatë një interviste me David Muir të ABC. Pence ishte në shënjestër të Trump atë ditë, por dhe më pas – sepse ai nuk pranoi të ndërmarrë veprime për të bllokuar certifikimin e zgjedhjes së Joe Biden si presidenti i ardhshëm i vendit.

Gjatë kulmit të përleshjes brenda dhe jashtë Kapitolit, Trump shkroi në Tëitter: “Mike Pence nuk pati guximin të bënte atë që duhej të ishte bërë për të mbrojtur vendin tonë dhe Kushtetutën tonë”.

I pyetur për atë postim në Tëitter nga Muir, Pence tha: “Më zemëroi, por iu drejtova vajzës sime, e cila po qëndronte aty pranë, dhe thashë: “Nuk duhet guxim për të shkelur ligjin. Duhet guxim për të zbatuar ligjin.”

“Fjalët e presidentit ishin të pamatur. Ishte e qartë se ai vendosi të ishte pjesë e problemit”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga pandemia te lufta

Bota përgjatë 2020