MENU
klinika

I dyti në 9 muaj

ISIS njofton vdekjen e liderit të saj

30.11.2022 - 19:53

Shteti Islamik, siç njihet ndryshe organizata terroriste ISIS, ka njoftuar në kanalet e saj zyrtare në Telegram vdekjen e liderit të saj Abu al-Hassan al-Hashemi al-Quraishi.

Është hera e dytë në më pak se 10 muaj që organizata që deri në vitin 2015 kishte nën kontroll pjesë të mirë të Sirisë dhe Irakut por që tani fshihet në zona të thella të këtyre vendeve, humb liderin e saj.

Lideri i vdekur i ISIS kishte marrë vendin e Abu Ibrahim Al-hashemi Al-Quraishi në shkurt, pasi ky i fundit kishte humbur jetën në një bombardim të forcave speciale amerikane në veriun e Sirisë.

Postin e ish ushtarakut të Sadam Husseinit, që kishte marrë vendin e themeluesit Al Baghdati, në Irak u morr pikërisht nga Abu al-Hassan al-Hashemi al-Quraishi.

Shumë pak dihej mbi të, madje edhe identiteti i tij i vërtetë ishte një mister. Për disa raporte të inteligjencës perëndimore bëhej fjalë për shtetasin irakian Bashar Khattab Ghazal al-Sumaida’i, i njohur edhe si Haji Zaid.

Burime të tjera e identifikojnë si Juma Awad al-Badri, vëllai i madh i themeluesi al-Baghdati. Në majin e këtij viti, u raportua fillimisht arrestimi i tij në Stamboll, por Shteti Islamik ka mohuar këtë fakt.