MENU
klinika

Ja si funksionon

Keni harruar ku keni parkuar? Google ka zgjidhjen

12.11.2022 - 13:17

Sa herë keni harruar se ku e keni parkuar makinën tuaj? Sidomos në një rrugë të panjohur ose në një parking të madh të një qendre tregtare ose në një koncert. Por nuk keni nevojë të shqetësoheni sepse Google Maps është këtu për t’ju “shpëtuar”. Aplikacioni Google Maps ka një veçori që do t’ju emocionojë pasi kujton se ku e keni parkuar makinën tuaj.

Para së gjithash, ju lejon të vendosni vendndodhjen e parkimit duke trokitur në pikën blu të vendndodhjes dhe duke zgjedhur “Cakto si vendndodhje parkimi” nga menyja që shfaqet. Pas ruajtjes së pozicionit, më pas mund të shtoni shënime parkimi.

Për shembull, niveli i parkimit, vendosni një kohëmatës për t’ju kujtuar se sa kohë mund të parkoni makinën tuaj. Nëse nuk e shihni këtë veçori të re, mund t’ju duhet të përmirësoni aplikacionin në versionin e tij më të fundit.