MENU
klinika

Nga Tirana në Sarandë e Korçë

Këta janë kandidatët e PD në Primare në 26 bashki

16.11.2022 - 11:18

Tri ditë pas mbylljes së afatit për të depozituara në degët e PD në rrethe, kandidaturat për primaret që do nxjerrin kandidatët për bashkitë, kryesia e selisë blu bëri shqyrtimin dhe filtrimin e kandidaturave për 26 bashkitë e para.

Të parat që kaluan ishin kryesish bashkitë e mëdha. Bëhet fjalë për Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Fierin, Shkodrën e me radhë. Për 26 bashkitë e para, kryesia e PD-së që u mblodh dje seleksionoi për procesin e brendshëm 79 kandidatë. Vlen të përmendet se ka bashki si Elbasani e Shkodra që kanë vetëm një kandidat në garë, ndërsa ka të tjera ku marrin pjesë deri në 5 apo 7 kandidatura. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Albana Vokshi tha se gjithsej në PD kishin mbërritur 200 aplikime për 61 njësitë e pushtetit vendor

“Bazuar në vendimin numër 38, datë 1 tetor 2022, të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, bazuar në udhëzimet 11, 12, 13 të Komisionit për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale, ky komision pranë PD-së, mori në shqyrtim të gjithë dokumentacionin e ardhur për të gjithë kandidatët që janë propozuar në të gjitha degët e PD-së, por që kanë pranuar kandidimin dhe plotësuar dokumentacionin dhe gjithashtu edhe dokumentacionin e të gjithë kandidatëve të vetëpropozuar. Siç edhe ju është bërë me dije, interesi ka qenë i lartë. Janë mbi 200 kandidatura që janë shqyrtuar.

KOKOE ka qenë i mbledhur dhe ka punuar me intensitet dhe sot i ka paraqitur kryesisë së PD-së, për të gjithë kandidatët e 26 degëve dhe në ditët në vijim ne do të vazhdojmë të jemi të mbledhur për të paraqitur kryesisë së PD-së për vendimmarrje kandidaturat e degëve që nuk u morën dot sot në shqyrtim”, tha Vokshi, ndërsa bëri me dije se Kryesia e PD do të qëndrojë e mbledhur në mënyrë që sapo Komisioni të përfundojë shqyrtimin e të gjitha bashkive, kryesia të bëjë filtrimin paraprak.

“Këta janë emrat që ka kaluar kryesia e PD-së dhe i ka miratuar. Janë emrat që do të garojnë për primaret e PD-së. KOKOE do të vazhdojë sot, nesër me intensitet shqyrtimin e dosjeve për kandidaturat e tjera për të gjitha degët e tjera. Sipas njoftimit që u bë në kryesi, edhe kryesia e PD-së do të vazhdojë të qëndrojë e mbledhur dhe menjëherë sapo Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale do të shqyrtojë një pjesë të degëve, do të ja kalojë kryesisë por miratim edhe kandidaturat e degëve të tjera, për të cilat do t’ju informojmë në vijim”, deklaroi Vokshi.

Ndërkohë, nga dita e sotme deri më datë 4 dhjetor të gjithë kandidatët që e gjejnë veten në listën që publikohet sot do mund të bëjnë fushatë brenda strukturave dhe simpatizantëve për të marrë besimin e tyre që më 4 dhjetor të votojnë për ta në mënyrë që të dalë në zgjedhjet lokale. Ndërkohë nga lista e publikuar vërehet se në primaret e Bashkisë së Përrenjasit ka hyrë në garë edhe kandidatja e Partisë së Lirisë, Suzana Topi.

KANDIDATET NË 26 BASHKI PËR PRIMARE

BASHKIA ELBASAN

1 Luçiano Boçi

BASHKIA TIRANE

1 Adriana Kalaja

2 Belind Këlliçi

3 Enkelejda Fejzo

4 Fatmir Merkoçi

5 Gerti Bogdani

6 Ilir Alimehmeti

7 Julian Deda

BASHKIA SHKODER

1 Bardh Ali Spahia

BASHKIA DURRES

1 Armand Bedri Dervishi

2 Igli Latif Cara

BASHKIA SHIJAK

1 Agim Hamdi Rameta

2 Astrit Hasan Hoxha

3 Fatbardh Mehmet Gjata

4 Ilgner Shaban Vora

BASHKIA LIBRAZHD

1 Agron Mekshi

2 Arjanit Leka

3 Mereme Zeneli

4 Ndriçim Lila

5 Shaqir Kuka

6 Shefki Çota

BASHKIA PËRRENJAS

1 Medi Leka

2 Suzana Topi

BASHKIA GRAMSH

1 Hasim Çekrezi

2 Kodhel Çala

BASHKIA PEQIN

1 Albert Kurti

2 Mustafa Pashja

BASHKIA BELSH

1 Bedri Qypi

2 Dritan Cani

BASHKIA BERAT

1 Kejdi Sulejem Artan Spahiu

2 Sazan Ilmi Guri

3 Zija Fuat Ismaili

BASHKIA LUSHNJE

1 Eduart Shyqyri Sharka

2 Erjon Adem Kërçuku

3 Eurion Ylli Iljazi

BASHKIA PATOS

1 Ardian Gjergji Rama

2 Gazment Enver Halimi

3 Sofije Halil Alushaj

BASHKIA MALLAKASTER

1 Neim Zykë Begaj

2 Resmi Bilbil Shanaj

BASHKIA ROSKOVEC

1 Dhurata Maliq Malka

2 Nazar Sefer Plaka

3 Erdit Agim Hazizaj

BASHKIA DIVJAKE

1 Aurel Jemin Malko

2 Gjergj Trifon Janko

BASHKIA KORÇE

1 Entela Niko Dvorani

2 Gjergji Myslim Gjata

3 Ledina Bardhyl Alolli

BASHKIA MALIQ

1 Alfred Maliq Berberi

2 Alfred Përparim Gega

BASHKIA KUKES

1 Admir Behlul Sinamati

BASHKIA TROPOJE

1 Besnik Xhafer Dushaj

2 Feride Rexhep Rrahmanaj

3 Mimoza Man Hajdarmataj

4 Jordan Qazim Memia

5 Xheme Zeqir Nezaj

BASHKIA HAS

1 Bledar Man Lushi

2 Miftar Tahir Dauti

3 Nazlie Selim Laçi

BASHKIA VLORE

1 Alta Abdul Haluci

2 Hysni Kudret Sharra

3 Luman Fiqiri Kapaj

4 Nada Spiro Daullja

BASHKIA SELENICE

1 Bejto Saliko Alliaj

2 Dhurata Skënder Meçorrapaj

3 Jani Jakup Dapaj

4 Klajdi Hajdar Runaj

5 Leonard Josif Rakipaj

6 Sezai Sulejman Balilaj

BASHKIA DELVINE

1 Bati Bajram Çuçuri

2 Hasan Qemal Alizoti

3 Ilir Mezan Mehmeti

BASHKIA SARANDE

1 Ardit Gjolek Cikuli

2 Armand Jani Magllara

3 Ilir Hasan Nikollo

4 Robert Petrit Haxhi

5 Spiro Nikolla Vaso

BASHKIA KONISPOL

1 Aleksander Nikolla Loloshi

2 Fatmir Sali Shero