Një debat mes jurisë dhe konkurrentëve ka ndodhur mbrëmjen e sotme gjatë “Dancing With The Stars”.
Madje, Salsano, Deborah dhe Megi patën disa gjëra për të thënë.
Aktori i humorit, Salsano Rapi tha se koreografia dhe performanca e grupit të tij javës që kaloi u paragjykua.
“Një anëtar jurie nuk duhet të flasë para performancës. Ndihej një lloj entuziazmi i jurisë për grupin e parë, të paktën kështu e ndjeva dhe mu duk e tepërt”- tha Salsano.
“Pjesa e jurisë është pak me preference personale, kam kuptuar që të gjithëve nuk do i pëlqejmë”- tha Deborah.
“Unë mendoj që juria po bëhet e parashikueshme”– tha balerina Ledia.
“Çdo javë kemi qenë ndryshe, në stil, zhaner në kërcim dhe në veshje”– tha Isli.
“Unë mendoj se ndonjëherë juria ka tendencën të gjykojë me dy standarde dhe kjo nuk më pëlqen. Më duket sikur pikët janë pasojë e debatin që kam pasur me jurinë, këtë nuk do e bëja po të ishin në vendin e tyre. Janë disa gjera që nuk më bëjnë sens por e kam kuptuar strategjinë e tyre, një javë vlerësojnë mirë, një javë jo”,-tha Megi.
Mirëpo, Dalina e pati një reagim e cila tha: “Me këto po na ulni sikur jemi katër injorantë që japim gjykime. Po të jem e sinqertë mua as koreografia e dytë nuk më pëlqeu fare”.