MENU
klinika

“Është mirë të kemi miq si Shqipëria”

Kovaçevski: Do e mbaj mend mbështetjen në kohë të vështira

14.11.2022 - 15:07

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u shpreh se marrëdhënia e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë shembulli i vërtetë i marrëdhënieve të shëndosha dhe cilësore.

“Është mirë të kemi miq si Shqipëria,” – u shpreh Kovaçevski i cili tha se vendi ynë është gjendur pranë në kohë të vështira.

“Është e qartë se mund të bëjmë shumë më tepër së bashku dhe prandaj këtë mbështetje unë do ta mbaj mend dhe do ta çmoj përgjithmonë,” – shtoi ai.

Sipas tij, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë shembulli që tregon se si ndërtohen fqinjësitë e mira.

Me marrëveshjet e sotme, Kovaçevski deklaroi se janë në rrugën europiane dhe konfirmuan se punojnë sistematikisht për të arritur qëllimet.

Me punën dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, Kovaçevski theksoi do të arrijnë të sigurojnë një përballim të krizës për qytetarët dhe përballimin e dimrit të vështirë.

“Edhe pse nuk është e lehtë, ju Edi dhe delegacioni juaj na dhatë mbështetjen e fortë. Disa se besonin, por sot, të dy vendet këtu me negociata shumë shpejt po dyshojmë drejt Evropës. Është e vërtetë se së bashku mund të bëjmë shumë më tepër. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shembulli i vërtetë sesi krijohen marrëdhëniet fqinjësore. Sot kalojmë problematikat aktuale të krizës energjetike, si dy vende anëtare në NATO dhe partnere me SHBA.

Ne punën dhe lidershipin e kemi dhe jam i bindur që për të gjithë qytetarët të sigurojmë të kalojë sa më lehtë krizën dhe të kenë një dimër sa më pak të ashpër. Seanca ndërqeveritare mbaro pak më herët ne firmosëm marrëveshje dhe memorandume për sektorin kryesisht të energjisë. Ne sot e më vonë, kemi mundësi unike për përballimin e krizës.”- tha Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski, u shpreh se qëllimi i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut është anëtarësimi në BE ndërsa theksoi se kjo do të arrihet përmes bashkëpunimit dypalësh.

“Ne jemi shumë krenar me një përkatësi turke, shqiptare, romë etj, jemi model i suksesshëm dhe i konfirmuar në Evropë. Angazhimi në BE është një motiv strategjik i vendit tonë derisa të bëhemi anëtarë të plotë në BE.”- tha Kovaçevski.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nis takimi ndërqeveritar Shqipëri-RMV

Kovačevski: Qëllimi ynë i njëjtë, anëtarësimi në BE!