MENU
klinika

Mandati i tretë

Kryeministri Edi Rama rizgjidhet Zv.President i Internacionales Socialiste

26.11.2022 - 22:57

Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i PS, Edi Rama është rizgjedhur për një mandat tjetër zv.President i Internacionales Socialiste.

Këtë e ka bërë të ditur numri dy i socialistëve, Damian Gjiknuri përmes një postimi në rrjete sociale.

Ky është mandati i tretë i Kryeministrit Rama si Zëvendës President ndërsa mandatin e parë e kishte në vitin 2013 dhe të dytin në vitin 2017.

Më herët Kongresi XXVI i Internacionales Socialiste votëbesoi në detyrën e Presidentit kryeministrin e Spanjës Pedro Sánchez që mori vlerësimin edhe nga Partia Socialiste e Shqipërisë si pjesë e familjes së madhe të socialistëve dhe progresistëve të botës.