MENU
klinika

Scriptorium

“Ku strehohen monstrat”

17.11.2022 - 20:06

Irene Vajello/

Në krye të herës ishte temë e ndaluar, por me kohën fillojnë të ndihen ca zëra. Dikur ishin tema të ndaluara sepse ishin “gjëra fëmijësh”. Sipas tyre problemet e fëmijëve nuk ishin të mëdha. Ndërsa sot më në fund ne jemi të vetëdijshëm që ngacmimet seksuale në ambientet shkollore apo kudo nuk janë vetëm drama fëmijërore. Ata që dikur kanë qenë ata që kanë ngacmuar fitojnë vende pune të rëndësishme, kanë pushtet dhe kampi i tyre i betejës bëhet puna. Në epokën e krizës dhe frikës e humbjes së punës, konflikti bëhet dhe më i mprehtë.

Kur ishe tetë vjeç nuk dije si të reagoje. Por nga ana tjetër as të rriturit nuk e kanë të lehtë të reagojnë. Të rriturit ushqejnë shpresën që situata do zgjidhet me të njëjtën shpejtësi që nisi. Në fillim mendojnë që do të rezistojnë; e injorojnë rëndësinë e çështjes.

Ndodh në parkun e fëmijëve apo në zyrë, ngacmimi seksual nuk është temë vetëm individuale. Reagimi i të tjerëve përcakton rregullat e heshtjes. Në lojë janë dy impulse njerëzore: solidarizimi me atë që është i ngacmuar apo solidarizimi me të fortin.

Një nga personazhet më cinike të serialit “Succession” shprehet se: “Unë jam me atë që fiton, shpirtërisht, emocionalisht dhe në të gjitha format e mundshme”.

Në çdo seri shfaqet historia e anëtarëve të një koorporate dhe manovrat e tyre për të arritur në krye. Manovra që përfshinin tradhti, ligësi, kurthe dhe kishin krijuar një ambient pune të padurueshëm.

Në betejën e pafundme, e vetmja cilësi e përbashkët që kanë është admirimi për arrogancën e fuqishme, simbol i aftësisë, forcës, udhëheqjes dhe pushtetit.

Dramaturgu grek Euripidi e ngriti këtë pyetje që para 24 shekujsh, pyetja që ngriti ishte: a ishin personazhet e konsideruar si heronj, prepotentë dhe të pamëshirshëm. Në veprën e tij “Ifigenia dhe Aulidi”, gjenerali Agamenon kishte mbledhur të gjithë ushtrinë për të sulmuar Trojën por moti nuk i ndihmoi.

Një orakull thotë që për të ndryshuar motin duhet të sakrifikohet Ifigenia në altarin e zotave. Angusti dhe Agamenoni diskutojnë njësoj si ata vëllezërit në serialin “Succession”, përveç diskutimit ata dhunojnë vartësit e tyre. “Do të qash nëse nuk dorëzohesh. Do të të gjakos” i ulëret Menelao një të moshuari që e kritikonte.

Përpos frikës, dhimbjes, ata vendosin ta sakrifikojnë Ifigenian dhe ajo është viktimë e një lufte që nuk kishte nisur ende.

Romanticizmi i pushtetit despotik dhe i aurës autoritare nuk është thjesht një fosil i së kaluarës.

Disa politikanë ose sipërmarrës të suksesshëm sillen si fëmijë që kanë abuzuar me fëmijët që në parqet e shkollave.

E njëjta sjellje e pahijshme vihet re dhe mes yjeve të Holliwood-it apo të sportit, sepse e kanë të ngulitur në kokë që meqë janë të pasur mund të sillen si të pamposhtshëm.

I kemi duartrokitur ne fitoret e tyre të pahijshme, sjelljet e tyre agresive ndaj dhe kemi arritur në këtë pikë.

Megjithëse në punë, këto sjellje shfaqen përmes tensionit, vuajtjes, dhe në raste të caktuara dhe me konflikte të rënda. Në punë, ofendimet, presionet, poshtërimi po shkaktojnë vazhdimisht ankth dhe depresion të pashmangshëm.

Ashtu siç e kishte parashikuar Euripidi në tragjeditë e tij, personazhe të caktuar karizmatikë na kushtojnë shumë.

Irene Vallejo Shkrimtare Spanjolle, në vitin 2020 fitoi çmimin Premio Nacional de Ensayo për librin e saj “El infinito de un junco”, e pesta grua që ka fituar këtë çmim. Femra e parë filozofe që fitoi çmimin Celia Amorós në vitin 2006.

Artikulli u përkthye në shqip nga Albana Murra.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Scriptorium

“Dashuria”