MENU
klinika

“Where the Crawdads Sing”

Ky film mister është më i famshmi në Netflix për momentin!

16.11.2022 - 10:50

“Where the Crawdads Sing” – (Atje ku këndojnë karavidhet) është filmi më popullor për momentin në Netflix! Filmi mister, është në fakt një përshtatje e librit me të njëjtin titull nga autorja Delia Oëens dhe për herë të parë premiera në kinema ishte në korrik të këtij viti për t’ju bashkuar Netflix që prej 12 nëntorit. Me producente Reese Witherspoon dhe bashkëpunim të yjeve Daisy Edgar-Jones, njerëzit janë treguar më shumë se kureshtarë për historinë misterioze që qëndron pas tij.

Filmi i dytë në listë ishte ai që riktheu Lindsay Lohen në botën e kinemasë. “Falling for Christmas”, një film tipik festash është në Netflix që prej 10 nëntorit dhe ndonëse ka mendime nga më të ndryshmet, fansat janë më shumë se të lumtur të shohin Lindasy-n në një film të tillë.

Dokumentari i ri “Capturing the Killer Nurse” është gjithashtu trend në platformën e famshme, por sigurohuni të jeni gati mjaftueshëm emocionalisht për t’i përballuar.

Nëse do ta nisni me “Atje ku këndojnë karavidhet” hidhini fillimisht një sy trailerit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eksperti i kriminologjisë i bën thirrje policisë së shtetit

“Kriminelët komunikojnë në Netflix, ka edhe nga Tirana”