MENU
klinika

Kur është afati i fundit për plotësimin e formularëve

Lajm i mirë për maturantët, një mundësi e re për regjistrimet në universitete!

02.11.2022 - 20:58

Maturantët të cilët dëshirojnë të regjistrohen në universitet për vitin akademik 2022-2023 dhe që nuk kanë mundur, do të kenë një raund të tretë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, e cila shton se afati për plotësimin e formularëve do të jetë data 3 nëntor 2022, ora 8:00 – 16:00.

Përmes një postimi në Facebook, Kushi fton të gjithë maturantët të plotësojnë formuarin dhe të zgjidhin një nga programet ku ka ende kuota të lira, në universitete publike dhe jopublike.

Postimi i Kushit:
Për të gjithë ata të rinj që duan të regjistrohen në universitete, që plotësojnë kriteret e mesatares së pranimit, por për arsye të ndryshme nuk kanë arritur të plotësojnë formularin A1/A1Z, apo që duhet të sistemojnë të dhëna që u mungojnë, dëshiroj t’ju jap lajmin e mirë se kemi ofruar një mundësi të re.

Në këtë raund të fundit të procesit të regjistrimit për vitin akademik 2022-2023, ju ftojmë të plotësoni formularin dhe të zgjidhni një nga programet ku ka ende kuota të lira, në universitete publike dhe jopublike, sipas preferencave tuaja.

Afati për plotësimin e formularëve do të jetë data 3 nëntor 2022, ora 8:00 – 16:00.

Në të gjitha shkollat e mesme të vendit, stafet tona mësimore do të jenë në gatishmëri të plotë për t’ju asistuar në këtë proces.

Suksese të gjithëve!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mund të regjistroheni nga data 8 deri më 13 shtator 2021

Hapet aplikimi online në universitete

Tjetër mundësi për maturantët

Rihapet aplikimi online për formularët A1 dhe A1Z