MENU
klinika

"E bëmë për të penguar Kurtin të..."

Lista Serbe rikthimin në Kuvend e quan “vendim strategjik”

18.11.2022 - 11:48

Lista Serbe ka dalë ditën e djeshme me një sqarim pasi që nëntë deputetë të rinj të kësaj partie u betuan në Kuvendin e Kosovës, duke zëvendësuar kështu deputetët e dorëhequr ditë më parë. Në sqarimin e tyre, Lista Serbe ka theksuar se “vendimi strategjik ka penguar drejtpërdrejt realizimin e planit të Albin Kurtit dhe serbëve të përshtatshëm për të ndryshuar Kushtetutën dhe ligjet që garantojnë të drejtat e popullit serb në Kosovë”.

Më tej thuhet se synimi i Kurtit dhe i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviçit ishte të votonin ndryshimet kushtetuese. “Synimi i Kurtit dhe Rada Trajkoviçit, por edhe të tjerëve si ajo, ishte të votonin ndryshimet kushtetuese që do të çonin në shfuqizimin e komunave serbe, heqjen e pronave nga Kisha Ortodokse Serbe, heqjen e gjuhës serbe, të drejtën e përfaqësimit në institucione etj”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Partia më e madhe serbe në Kosovë e cila ka mbështetjen edhe të Beogradit zyrtar, ka shtuar se ky vendim në asnjë mënyrë nuk do ta ndalë procesin e largimit nga institucionet e Kosovës në veri, si kundërpërgjigje ndaj shkeljes së marrëveshjes së Brukselit. Nga ana tjetër zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, i cili njëherësh është i ngarkuar edhe me procesin e dialogut me Serbinë në Bruksel, ka thënë se kthimi i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës dëshmon se largimi i tyre ka qenë pjesë e strategjisë së Beogradit dhe është demaskim i lojërave të ndyra të autoriteteve të Serbisë para komunitetit ndërkombëtar, por edhe vetë qytetarëve serbë, të cilët e kanë votuar këtë subjekt politik.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi