Më në fund Liverpool ka bërë dy fitore radhazi në premier League dhe ngjitet në renditje. Të kuqtë fituan 3-1 ndaj Southampton. Vuan shumë Tottenham, por që përmbys shifrat 4-3 ndaj Leeds.
Protagonisti i sfidës së luajtur në Anfield ka qenë Darëin Nunez, autor i dy golave. Një sukses jo dhe aq i lehtë për të besuarit e Jurgen Klopp, por që vijojnë misionin për t’u ngjitur në renditje, për t’u future sa më shpejt në zonën Champions.
Ndërsa për Tottenham, heroi i ndeshjes ka qenë Rodrigo Bentancur me dy golëshin e shënuar në minutën e 81-të dhe 83-të. Leeds e ka shpërdoruar tri herë avantazhin dhe e ka mbyllur me dhjetë lojtarë ndeshjen pas kartonit të dytë të verdhë të marrë në minutën e 87-të për shkak të një faulli të ashpër.
Tottenham, falë kësaj fitoreje, ka arritur të ngjitet përkohësisht në vendin e tretë të klasifikimit dhe të shkojë vetëm tri pikë larg Manchester City-t të vendit të dytë.
Në ndeshjet e tjera,, Bournemouth ka mundur 3-0 Everton-in në shtëpi, Leicester ka mundur 2-0 Ëest Ham-in në transferetë dhe Notingham Forrest ka mundur në shtëpi Crystal Palace 1-0 duke marrë fitoren e tretë në këtë kampionat.