MENU
klinika

Premier League, Java 15

City e pëson në sekondat e fundit dhe humb sfidën

12.11.2022 - 16:33

Manchester City është mposhtur pikërisht atëherë kur nuk pritej, duke humbur 1-2 në shtëpi kundër Brentford. Kjo humbje vjen pas tre fitoreve radhazi dhe në prag të Botërorit dhe natyrisht Qytetarët nuk marrin dot as kreun provizor.

Toney zhbllokoi sfidën në minutën e 16’ dhe njëkohësisht i dhuroi avantazhin ekipit të tij. Megjithatë ekipi i Guardiolës gjeti barazimin në minutën e 45+1’ me Foden që gjeti rrugën drejt rrjetës pas një asisti nga Akanji.

Edhe pjesa e dytë u dominua nga City, por ishte Brentford që gjeti rrugën drejt rrjetës, me Toney që realizoi golin e dytë personal dhe të dytin për ekipin e tij në minutën e 90+8’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN