MENU
klinika

Ka të bëjë me Hanën!

Loredana bën investimin marramendës në shtëpinë e saj

09.11.2022 - 12:06

Loredana Zefi nuk kursehet kur bëhet fjalë për gjëra të lluksit, sidomos kur këto të fundit lidhen me vajzën e saj të vetme Hanën.

Epo nuk duhet të jetë shumë e vështirë për një person si ajo që dukshëm zotëron një pasuri të madhe. Së fundmi reperja ka ndarë me ndjekësit e saj një kënd të shtëpisë, i cili është në proces e sipër.

Në një faqe të plotë muri ajo ka gdhendur fotografinë e vajzës së saj. Siç duket Loredana në ambientet e saj nuk mjaftohet vetëm me fotografi të vendosura në kornizë, por ka zgjedhur një mënyrë tejet interesante dhe të kushtueshme për ta pasur Hanën kudo.


Sakaq Loredana Zefi jetesën e shtrenjtë nuk nguron ta tregojë edhe në jetën e saj të përditshme. Në postimet në Instagram janë lehtësisht të dallueshme rrobat e saj të shtrenjta, apo makinat më të kushtueshme.

Nga ana tjetër kujtojmë që Hana është vajza e përbashkët e Gramoz Aliut, i njohur si Mozzik dhe Loredanës.

Pas shumë ulje-ngritjeve në marrëdhënien e tyre, dyshja disa kohë më parë vendosën t’i jepnin fund njëherë e mirë.

Ishte Loredana e cila konfirmoi ndarjen nga Mozzik. Përmes një postimi në Instagram, ajo u shpreh se të dy ata janë shumë kokëfortë dhe se pas realizimit të albumit të përbashkët kuptuan se nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme.