MENU
klinika

Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive

Rama pritet sot nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut

14.11.2022 - 11:15

Kryeministri Edi Rama do të pritet ditën e sotme nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Kjo është mbledhja e dytë e përbashkët mes dy qeverive. Gjithashtu pritet të nënshkruhen marrëveshje e memorandume.

Pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët, dy kryeministrat do të mbajnë konferencë për shtyp, që pritet të fillojë në ora 13:00.

Mbledhja e dytë mes dy qeverive mbahet me propozim të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive

 

 

“Aeroporti i Shkupit – Me Artan Grubin, zv.Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, për të nisur një ditë të mirë pune e marrëveshjesh që na afrojnë dhe na forcojnë edhe më shumë”, shkruan Rama në nisje të vizitës.

  • foto galeri