Robert Lewandowski ka marrë në dorëzim trofeun e “Këpucës së Artë” europiane për sezonin 20-21-2022, të dorëzuar nga “Marca” në një ceremoni të organizuar në “Old Estrella Damm” të Barcelonës.
Polaku ka pozuar me trofeun së bashku edhe me Xavi Hernández, Joan Laporta, Jordi Cruyff, Carlos Puyol e Juan Ignacio Gallardo. Ky i fundit është drejtor i “Marca”. Natyrisht, sulmuesi i Barcelonës, i mbërritur në “Camp Nou” verën e këtij viti nga Bayern Munich, ka folur edhe për tema të tjera të aktualitetit futbollistik.
Për favoritët për Kupën e Botës – “Është një Botëror atipik në mes të sezonit, por mendoj se ka disa favoritë në Evropë dhe Amerikën e Jugut, si Brazili dhe madje në grupin tonë si Argjentina. Sidoqoftë, në këtë kompeticion gjithashtu duhet të keni pak fat, shokët tuaj të skuadrës të jenë në formë në kohën e duhur”.
We love you, Lewy 💙❤️ pic.twitter.com/a2u4Mwmj4d
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 9, 2022
Për eliminimin e Barcelonës nga Champions – “U bënë disa gabime. Logjikisht, kjo skuadër ka nevojë për një proces përshtatjeje dhe rritjeje. Jam i bindur se për të rinjtë e Barcelonës që do të shkojnë në Kupën e Botës do të jetë një përvojë shumë pozitive. Në La Liga po i bëjmë gjërat shumë mirë. Në fund të fundit duhet pak durim”.
Situata e tij te Barcelona – “Jam shumë i lumtur. Jam i sigurt që sezoni i ardhshëm do të jetë shumë i mirë, Barcelona është më shumë se një klub. Për mua ky çmim është shumë i rëndësishëm”.