MENU
klinika

La Liga, Java 14

Lewa del me të kuq, Barça përmbys me 10 lojtarë

09.11.2022 - 00:28

Barcelona ka treguar karakter të fortë në ndeshjen e sotme, që edhe pse me 10 vetë, arrin të përmbysë në 1-2 në fushën e Osasuna-s dhe mbajtur kështu kreun e renditjes në La Liga.

Ishin vendasit ata që kaluan në avantazh në minutën e gjashtë me anë të Garcias. Lewandowski, si rrallëherë në karrierën e tij, ndëshkohet me karton të kuq. Në 11’ merr të verdhën e parë dhe pas 20 minutash merr të dytin dhe lë ekipin e tij me 10 vetë për 1 orë lojë.

Interesant fakti se ndëshkimet vijojnë në kampin katalanas, pasi është radha e Pique me të kuq në fundin e pjesës së parë, që ishte në stol, edhe pse i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur.

Megjithatë, me të filluar e dyta, Pedri barazon shifrat për miqtë dhe hap sfidën. Edhe trajneri Xavi merr karton të verdhë në stol. Për të ardhur në 85’, kur Raphinha shënon golin e dytë dhe Barcelona e mbron fort këtë gol, duke marrë tri pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN