MENU
klinika

Adelina Tahiri flet për bashkëshortin

“Më vjen keq që ai nuk ka qenë i pari për mua”

06.11.2022 - 11:36

Këngëtarja shqiptare, Adelina Tahiri, është e martuar me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjoza Markov, me të cilin ka edhe një djalë, Jon.

Që kur Adelina vendosi që të bënte publike lidhjen e saj, komentet negative nuk kanë ndaluar nga ndjekësit në rrjetet sociale, ku shkak është bërë diferenca e moshës që ajo ka me partnerin.

Pavarësisht komenteve negative, Tahiri në asnjë moment nuk ka ndaluar së publikuari foto me Markov në profilet e saj në rrjetet sociale. Ajo nuk ngurron që t’i shprehë atij dashurinë.

Ndërkohë në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja e njohur ka treguar se kanë 9 vite bashkë dhe kanë një marrëdhënie shumë të mirë.

“Kemi marrëdhënie shumë të mirë. Unë kam shumë vite që jam me të. Në shtator kemi bërë 9 vjet lidhje dhe më njeh që kur kam qenë 19 vje?e. Kam një jetë, më rriti burri”, tregoi Adelina.

Ndërsa e pyetur nëse do ta kishte zgjedhur sërish në një tjetër jetë ajo tha:

“Unë jam një femër që si të gjithë femrat kemi një të kaluar në jetë, dhe nuk më vjen turp për jetën, të kaluarën time apo ndonjë partner që kam pasur, por më vjen shumë keq që ai nuk ka qenë i pari për mua që kur kam lindur. Po të lindja sërish, prapë atë do të zgjidhja”.
Teksa rrëfeu se si e pritën familja e saj lidhjen me partnerin, këngëtarja u shpreh:

“Babai im është i njohur në Maqedoni dhe nuk është se nuk kishte dëgjuar diçka. Po nuk ishte moment që t’ja thoja dhe nuk kisha forcën pasi jam vajza e parë në familje dhe kam qenë si djali i babit, jo vajza e babit. Kemi qenë me pushime në Bodrum dhe vendosa t’ja thoja. Kurrë nuk kam për ta harruar atë moment. Ja thashë të gjitha, që jam me një person që nuk ka të bëjë me fenë, nacionalitetitn, moshën time, dhe kurrë nuk do ta harroj fytyrën e tij, prandaj janë prindërit. Mu kthye, asnjë fjalë nuk më tha, i dolën lotët dhe më tha: Prindërit dhe fatin nuk e zgjedh kurrë ti, janë punët e Zotit. Kështu që unë të përkrah deri në fund. Më tha se do të jem me ty, të kam rritur, të kam edukuar dhe i besoj vendimeve të tua. Tani e do atë më shumë se mua”.