Ndeshjet në grupe të Champions League kanë dhuruar disa shifra dhe statistika mjaft interesante, ku nuk mengojnë rekordet dhe handikapet. Kështu, Milan rikthehet në fazën me eliminim direkt pas 9 vitesh, si vend i dytë në grup, me fitoren bindëse 4-0 ndaj Salzburg.
Falë dopietës dhe asistit të dhënë, Giroud është futur në historinë e Champions-it, duke u bërë lojtari më i vjetër që përfshihet në 3 ose më shumë gola gjatë një ndeshje. Francezi është 36 vjeç e 33 ditë, teksa askush nga bashkëmoshatarët e tij nuk ka arritur të bëjë më mirë.
36 – Olivier Giroud (36 years and 33 days) is the oldest player to be involved in 3+ goals in a Champions League match since Opta started collecting this kind of data (since 2003/04). Stainless.#MilanSalzburg #UCL pic.twitter.com/xRMy4awXJG
— OptaPaolo 🏆 (@OptaPaolo) November 2, 2022
Por ndodh që edhe mund të fitosh 4 ndeshje e të barazosh 2 dhe të jesh në vendin e dytë. Kjo i ndodhi PSG-së, që kishte gjithcka të barabartë me Benica-n, por vetëm se portugezët kishin shënuar më shumë gola në transfertë, morën vendin e parë.
Nëse Bayern ishte skuadra perfekte në grupe, PSG është i vetmi në Europë që nuk është mposhtur në Evropë në të gjitha kompeticionet, por ironia e fatit është të mos jesh kokë në fazën e 1/8 finale të Champions, shorti i të cilit hidhet të hënën.