MENU
klinika

Përçarja e PD

Nuk ka bashkim, Alibeaj bën gati kandidatët për 61 bashki

05.11.2022 - 10:59

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, pas dështimit të negociatave me grupimin e Sali Berishës, njoftoi se do të dalë me kandidatë në 61 bashki dhe se në ditët në vijim do publikohet lista. Ky qëndrim zbeh thuajse përfundimisht mundësinë e bashkëpunimit dhe thellon përçarjen e opozitës e cila mund të dalë me dy ose më shumë kandidatë në secilën bashki, çka do i siguronte fitore më të lehtë të kandidatëve të mazhorancës.

I komanduari si kryetar nga “Grupimi Basha”, Enkelejd Alibeaj po bëhet gati të hyjë në zgjedhjet lokale i ndarë nga Berisha, por me logon e PD-së. Kjo situatë e re tashmë duket se vulos ndarjen e plotë, pavarësisht vendimit që do merret nga Gjykata e Apelit se kujt do i takojë partia, që në fakt është vetëm logo dhe vula. Me gjasë “Grupimi Basha”, që përfaqësohet nga Alibeaj mund të sigurojë pa shumë “mund” edhe vendimin e gjykatës në favor të tij, çka do i mundësonte të paraqitej zyrtarisht me logon dhe vulën e PD-së në zgjedhjet lokale. Në kushte të tilla do e nxjerrë Berishën “në rrugë” dhe do e shtyjë të gjejë një zgjidhje se si do të shkojë në zgjedhje bashkë me Partinë e Lirisë së Ilir Metës. Daljen me kandidatë për 61 bashki Alibeaj, i drejtuar nga Lulzim Basha e bëri me dije dje në një deklaratë për media. Pas mbledhjes së Kolegjit të kryetarëve të Partisë Demokratike në qytetin e Fierit, Alibeaj tha se mbledhja është thirrur për dy arsye. “Sot (dje), mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve të PD-së së bashku me kryesinë e PD kishte 2 qëllime, informimi për të gjitha zhvillimet e fundit që ishte dhe synimi ynë për daljen tonë me një kandidat të përbashkët dhe marrja e qëndrimit që morëm ishte e udhës sot që jo vetëm të informonim por edhe fillimi i menjëhershëm i procesit të riorganizimit të të gjitha degëve të PD-së në funksion të rifreskimit dhe ripërtëritjes dhe identifikimit qoftë për kandidatura për kryetarë bashkie apo këshille bashkiake”, tha Alibeaj. Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike shtoi se “në PD janë depozituar prej kohësh një numër i madh kandidaturash sipas statutit të PD” dhe se “në PD janë depozituar prej kohësh një numër i madh kandidaturash sipas statutit të PD, shumë shpejt do deklarojmë edhe kandidaturat për të gjitha bashkitë që do jenë të gatshëm për të garuar në zgjedhjet e 14 majit”. Alibeaj tha se pasi kanë përfunduar takimet në tre qytetet e rëndësishme do të vijohet me Lezhën edhe më tej. “Ne kemi zhvilluar mbledhje në selinë e PD-së në Durrës, në Tiranë e zhvillojmë sot (dje) në Fier, mbledhja tjetër do jetë në Lezhë për të treguar se ne jemi në paradhomë të fushatës zgjedhore dhe është e udhës që demokratët duhet të dalin në terren, është edhe taktikë për të pasur kontakte më intensive me demokratët kudo ku janë. Në të gjithë këtë lëvizjen tonë nuk duam e nuk e kemi bërë lëshimin e sinjaleve provokative, beteja jonë është me regjimin, aleatët tanë janë qytetarët”, deklaroi Alibeaj.

Reagimi i Berishës

Lidhur me deklaratën e Alibeaj të dalë disa ditë më parë reagoi edhe kryetari i PD-së Sali Berisha, i cili gjatë një prononcimi për mediat tha se statuti i 11 Dhjetorit nuk mund të shkelmohet. Ai paralajmëroi grupin e Alibeajt se ai që prek flamurin e PD i ka bërë hesapet shumë shumë keq dhe kjo do shihet ditët e ardhshme. “Statuti i 11 dhjetorit është Kushtetuta e pathyeshme e PD-së së Rithemeluar. Statuti është jashtë çdo lloj kompetence për tu shkelmuar. Ai është dokumenti bazë i PD-së në momentet kur ajo ndodhej përballë alternativës ‘të ishte apo jo’. Është themeli i saj, mbi të cilën është ngritur kjo forcë politike sot, më e fuqishme se kurrë dhe më e fuqishme se çdo forcë politike. Është ky statut që përbën themelet e fitores në zgjedhjet e 14 majit, por para saj leksionet historike që do të marrë çeta e vjedhësve, hajdutëve të Edi Ramës nga qytetarët shqiptarë”, tha Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tre orë mbledhje/ "Të premten do zhvillojmë takim me…"

Alibeaj: Kryesia mbështet qëndrimet tona për negociatat me grupin e Berishës!

“Ka një lloj paralelizmi strukturash”

Alibeaj flet për situatën brenda PD dhe raportet me Berishën