MENU
klinika

110 vjetori i pavarësisë dhe dita e lindjes

Osmani homazhe në varrin e Adem Jasharit

28.11.2022 - 11:51

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur homazhe tek varri i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjes së komandantit.

“I vendosur, guximtar e luftarak. Ky është komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari. Në shënimin e ditës së lindjes, u përulëm para varrit të tij dhe familjarëve, të cilët u bën fli për lirinë tonë.  Ai hyri një herë në histori për të mbetur përherë dhe për t’u kujtuar veçanërisht më 28 nëntor, krahas Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Një ditë dhe tri data historike. Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë! Ai është i gjallë”, ka shkruar Osmani për homazhet e saj në Prekaz.

Gjatë vizitës së saj, ajo ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, ministri i Mbrojtjes, Ahmed Mehaj dhe anëtarë të kabinetit të saj.

Ndërkohë gjatë mëngjesit të sotëm, edhe deputetë të tjerë të lëvizjes Vetëvendosje kanë kryer homazhe para bustit të heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu në Prishtinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Me këngë dhe valle tradicionale

Edi Rama shoqëron Albin Kurtin drejt parlamentit


"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi