“Zë në shkretëtirë”. Kështu e ka cilësuar avokati Spartak Ngjela kundërshtimin e opozitës për ndërtimin e Portit të Durrësit.
“Kush i pyet ata, ajo është çështje ligjore. Kush ka shumicën në parlament e bën, çfarë do bëjnë këta? E para kjo, e dyta është një vlerë shumë e madhe për Shqipërinë,” – u shpreh Ngjela.
Sipas tij është injorancë të kërkosh konkurrencë në një projekt kaq të madh. Për më tepër, Ngjela theksoi se porti është pjesë ekskluzive e parlamentit shqiptar. Ai është i mendimit se me portin do të vijë dhe një zhvillim i madh i Shqipërisë.
“Është një fat për Shqipërinë, do të ketë impakt shumë të madh në GDP-në e Shqipërisë dhe menjëherë pas kësaj do shikoni që do ketë rritje rrogash e veprime. Është gjë shumë e madhe, duhet të realizohet patjetër,” – deklaroi avokati.
Ndërkohë i pyetur nga gazetarja Sidorela Gjoni nëse opozita nuk do të kishte fuqi ta ndalonte këtë projekt, Ngjela u përgjigj: “Ku ka fuqi Moska në Tiranë?”