Portugalia përmbushi pritshmëritë në ndeshjen e parë në grup, duke fituar 3-2 ndaj Ganës. Njëkohësisht shënuan edhe 3 yjet e ekipit, Ronaldo, Felix dhe Leao.
Portugalia e nis vrullshëm me Ronaldon që pati një mundësi të mirë që në minutën e 10-të, por u bllokua nga portieri. CR7 do të realizonte në minutën e 31-të, por gjyqtari vërshëlleu më parë për faull të tij ndaj mbrojtësit kundërshtar. Protesta të luzitanëve, por më kot. Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola.
Në të dytën Portugalia shton ritmin dhe në minutën e 62-të përfiton penallti. Cristiano Ronaldo pengohet në zonë dhe gjyqtari nuk heziton të drejtojë gishtin për nga pika e bardhë. Është vetë Ronaldo që merr përsipër ekzekutimin dhe 1-0.
Gana nuk stepet dhe në 73’ arrin të gjejë golin e barazimit me Ayeë. Mbrojtësit luzitanë gabojnë dhe sulmuesi afrikan nuk fal. Ndeshja bëhet më e hapur, është Portugalia ajo që shënon sërish. Në të 78’, Jaoa Felix merr një pasim të bukur nga Bruno Ferndandes dhe sulmuesi i Atleticos shënon për 2-1.
Ende pa u shuar festa e golit të avantazhit, Portugalia shënon edhe të tretin pas 2 minutash. Përsëri Fernandes jep asistin dhe kësaj here është Leao që realizon në krahun tjetër.
Trajneri Santos zëvendëson në 88’ Ronaldon, Felx dhe Bernando Silvën, por është Gana që përfiton nga përgjumja dhe ngushton në 3-2. Sërish një gabim nga krahun e djathtë të mbrojtjes. Gjithsesi, edhe pas 9 minutash shtesë, Portugali mbron avantazhin dhe merr pikët e para, duke kryesuar grupin.